Manjani: “Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nëvojë të ngutshme për rotacion”

Duke u “frymëzuar” mga zhvillimet e fundit politike dhe dis ateori “konspiracioni” që kanë shpërthyer menjëherë pas mënyrës se si u zhvillua mbledhja e komisionit hetimor për presidentin Ilr Meta, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, thotë se opozita dhe Lulzim Basha janë ata që duhen mbështetur pa kushte në këtë situatë. Sipas Manjanit pushteti i Ramës është qelbur kokë e këmbë që nga viti 1999. kur e provoi atë për herë të parë.

Prandaj-thekson ai-nuk ka kohë që të mendohemi se kush do të vijë nëse ikën Rama, por thjesht ta largojmë atë dhe të provojmë rotacionin dhe Bashën në qeveri.

Postimi i plotë i Manjanit

Jashtë konspiracionit. Opozita dhe Lulzim Basha duhen mbështetur, jo se janë më të mirët, por se vendi ka nëvojë të ngutshme për rotacion. Rotacioni është mjeti i vetëm demokratik që mund të ndryshojë diçka. Të paktën duhet të provojmë.

Rotacioni politik i pushtetit është përgjigja e pyetjes, “mirë ikin këta po kush do vijë?” Kjo pyetje bëhet gjithmonë kur pushtetarët qelben në karrige.

Ata që kanë radhën do vijnë. Kush të dojë le të vijë por kjo pyetje nuk mund të legjitimojë qëndrimin e të qelburve në pushtet.

Unë mbetem përkrahës i filozofisë së grupit dhe jo leader të vetëm por në këto kushte, po le të vijë Basha. Ta provojmë edhe atë.

Por mbi të gjitha, të largojmë këtë që u qelb kokë e këmbë në pushtet që prej vitit 1999. P.S. Ky reagim mu provokua nga teori konspirative që miq të mi kanë ndarë me mua dje dhe mbrëmë deri vonë. Teori që bazoheshin tek ngjarjet e djeshme në Parlament, ku Meta piu edhe një kafe me Ruçin.

Loading...