Manjani: Studentët e kanë pyetur Ramën se me çfarë parash e bleu shtëpinë dhe jo kur lahet apo zgjohet në të.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar shefin e qeverisë, Edi Ramën për videon e shpërndarë teksa bën dush në shtëpinë e tij në Surrel.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manjani shprehet se studentët e kanë pyetur Ramën se me çfarë parash e bleu shtëpinë dhe jo kur lahet apo zgjohet në të.

“Pyetja e studentit ishte: me ç’para e bëre shtëpinë, jo kur lahesh apo zgjohesh në të?!”, shkruan ai.

Videoja e shpërndarë nga shefi i qeverisë është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, pasi deri në këto çaste, ambienti i brendshëm tek shtëpia e Ramës ka qenë “mister” për publikun.

(/BalkanWeb)

Loading...