Manjani: “Themelues i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani, rrotullohet aty në varr nga sikleti që gjykatësit kushtetues betohen te noteri”

Pas betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi presidenti Ilir Meta refuzoi që ta pranonte në ceremoni, vjen një reagim plot ironi nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se sot themeluesi i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani Hans Kelsen dot po rrotullohet në varr nga sikleti.

‘Hans Kelsen, ideator dhe themelues i Gjykatës Kushtetuese në Austri e Gjermani, rrotullohet aty në varr nga sikleti që gjykatësit kushtetues betohen te noteri’, shkruan Manjani.

Loading...