Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoni, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.
Në hapje të seancës plenare për ditën e sotme, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci kërkoi që deputetët e mazhorancës dhe opozitës të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.
Për të nderuar dhimbjen dhe për tu gjetur familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre ftoj kuvendin të mbajë 1 minutë heshtje”- tha Ruci.
Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jetë ditë zie.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj teksa një autobus është përmbysur.