New York u vesh Kuq e Zi. Mijëra zemra, mijëra shqiptarë, mijëra mërgimtarë u derdhën në Manhatan, në tokën e lirisë, mundësive, në tokën e miqëve tanë më të medhenj, SHBA-ve për të treguar se bashkë jemi më të fortë, se bashkë asgjë nuk është e pamundur .
Nën thirrjen jo hakmarrje , por drejtësi u përkujtua 75 vjetori i masakrave në Çamëri. Pa pjesmarrje të politikanëve shqiptarë (sepse ata nuk ishin të ftuar) ngjyrat e vetme ishin ato mē të bukurat në botë, Kuq e Zi . E ky nuk duhet të jetë një rast i izoluar, shqiptarët kërkohet të jenë bashkë kudo, në çdo vend ku jetojnë, e po kështu në Shqipëri ku shumëçka duhet të ndryshojë.
Duhen lënë përçarjet, inatet, konfliktet, ndarjet politike, jeta është shumë e shkurtër për të mos u përpjekur sot për vendin tonë dhe të ardhmen e tij. Një pikë ujë mund të shkelet nga gjithkush në rrugë, por nëse këto pika uji bashkohen atëherë krijohet një oqean i aftë të marrë para gjithçka !
Është koha të kuptojmë forcën tonë sepse askush nuk do të na falë asgjë, jo vetëm ata që nuk pranojnë krimet e kryera, por edhe ata që krimet i bëjnë çdo ditë mbi shqiptarët brënda Shqipērisë pa dallim ngjyrash.
Jam i nderuar që isha marshalli i madh i kësaj parade të jashtëzakonshme. Dua të falenderoj “Rrënjët Shqiptare” që tashmë janë kthyer në fanar tē një lëvizje të jashtëzakonshme për të treguar se ne mundemi ! Puna e tyre duhet marrë shembull , duhet mbështetur e ndjekur kudo .
I falenderoj për përkushtimin dhe organizimin e mahnitshëm. Atë që nuk ka për ta bërë kurrë politika e bëjnë një grup vullnetarësh me zemër e shpirt shqiptar. Falenderoj ata mijëra pjesëmarrës që treguan edhe një herë se shqiptarët janë gjithmone më të fortë e të bukur bashkë nën ngjyrat e kombin tonë !
Ju falenderoj ju të gjithëve miqtë e mij që më mbështesni çdo ditë duke më mbushur me forcë, pasion e dëshirë . Nuk ka asgjē më të bukur se të shikosh ngjyrat e flamurit tënd, kombit tënd të kthehen në një det Kuq e Zi.