Marin Mema: Shqipëria është vendi ynë, është dashuria jonë e përbashkët, është ai pasion që pavarësisht gjithçka nuk mundet të vdesë kurrë!

Marin Mema

Nuk ka ndjenjë më të fortë se ajo për vendin tënd.
Shpesh është një ndjenjë dhimbjeje kur shikon pamundësinë, mungesën e mbështetjes, kur shikon abuzimet e shkeljet, kur shikon shkatërrim, largim, harresë, përçarje, coptim, kur shikon të rinj që ikin, të varfër që nuk munden…

Por është edhe një ndjenjë dashurie e pafundme, një dashurie që lidhet me çdo bukuri të kësaj toke, që lidhet me historinë, me kujtimet, me lotët, ma vrapimet e sinqerta kur je fëmië, me shtrëngimet e duarve, me përqafimet, me miqtë, me njerëzit e tu të shtrenjtë, me identitetin dhe gjakun, sakrificat dhe çdo gjë tjetër të bukur që zoti i ka dhënë kësaj toke…

Është një ndjenjë e dyfishtë, ashtu si krenat e shqiponjës sonë krenare, por që ende pret ti japim mundësinë të fluturojë vërtetë, ashtu siç i takon shqipeve, ashtu siç duhet ti takojë shqiptarëve, një popullii që ka vuajtur e po vuan jashtë çdo logjike njerëzore. E pra nëse këto toka nuk do të kishin asnjë mundësi do të ngrinim supet e do të pranonin realitetin, por në fakt Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, një vend që mund e duhet të ecë përpara.

Shqipëria është vendi ynë, është dashuria jonë e përbashkët, është ai pasion që pavarësisht gjithçka nuk mundet të vdesë kurrë. Gjithçka mund të shkojë, por gjaku jo ! Ai mbetet aty në venat tona përgjithmonë. Ju dua e ju përqafoj shumë të gjithëve !! Vetëm të mira uroj për çdo shqiptar !!

Loading...