TIRANE
Zërat për gjininë e fëmijës kishin pak kohë që kishin dalë, edhe ndonjë koment specifik në llogarinë e Marinës kishte nisur të ngacmonte, por tani e konfirmoi vetë moderatorja. Do të jetë një vajzë, një picirruke.
Pak minuta më parë, Marina ka postuar në llogarinë e saj dy foto, nga një dhomë tipike vajzash, e veshur me ngjyrën tipike të tyre.
“Mezi po të presim picirrukja jonë”, – shkruan Marina duke zbuluar kështu se bekimi i parë i saj dhe i Getit do të jetë një vajzë.
Urimet në adresë të saj kanë vërshuar nga miqtë virtualë, të cilët tashmë kanë nisur aludimet për emrin. E kanë vendosur ç’emër do të mbajë picirrukja?
Ndonëse në javët e fundit të pritjes së ëmbël, Marina vijon të jetë në krye të punës, çdo të shtunë në ekranin e Tv Klan me ‘Klanifornia’.
(Balkanweb)