Marina u largua nga televizioni për shkak të Getoarit, ja se si përgjigjet reperi

Projekti i fundit Marina Vjollcës në televizion ishte emisioni “C`est la vie”. Që prej asaj periudhe bukuroshja e ekranit nuk u përfshi më në asnjë projekt televiziv.

Në media u përfol se shkak për këtë ishte bërë Getoari, por në fakt nuk paska qenë aspak kështu. I ftuar në “Xing me Ermalin”, Geti rrëfeu se arsyeja pse Marina nuk është bërë pjesë e asnjë projekti televiziv nuk kishte të bënte me të, por me faktin se ajo është shumë selektive.

“Jo, jo na ka dalë nami kot, s’është ashtu. Unë dhe Marina kemi gjetur njëri-tjetrin, jemi njëlloj. Ajo edhe më herët nuk është se ka dalë nëpër intervista. Ajo është tip përzgjedhës, e ka të vështirë të vendosë, ka atë kokën e vet”, -ka treguar Getoari.

(BalkanWeb)

Loading...