Mediat italiane raportojnë se Mario Draghi ka pranuar postin e kryeministrit dhe ka marrë përsipër detyrën e formimit të qeverisë së re.
Pas takimit që kishte me Presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, ai paraqiti listën e ministrave të tij. Draghi i ka besuar ministrinë e Brendshme, Luciana Lamorgese, ndërsa atë të Shëndetësisë Roberto Speranza.
Daniele Franco është caktuar ministër Ekonomie, ndërsa Massimo Gravaglia-s i është besuar ministria e Turizmit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Mario Draghi pranoi me rezerva detyrën e kryeministrit.
Emrat e ministrave, në ministritë përktëse:
Ministër Marrëdhëniet me Parlamentin – Federico d’Incà
Ministër Inovacioni teknologjik dhe tranzicioni – Vittorio Colao
Ministër Administrata publike – Renato Brunetta
Ministër Punët rajonale dhe autonomitë – Mariastella Gelmini
Ministër i Jugut – Mara Carfagna
Ministër Politikat rinore – Fabiana Dadone
Ministër Mundësi dhe familje e barabartë – Elena Bonetti
Ministër për Paaftësinë – Erika Stefani
Ministër Turizmi – Massimo Garavaglia
Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar – Luigi Di Maio
Ministër i Brendshëm – Luciana Lamorgese
Ministër i Drejtësisë – Marta Cartabia
Ministër i Mbrojtjes – Lorenzo Guerini
Ministër i Ekonomisë dhe Financave – Daniele Franco
Ministër i Progresit ekonomik – Giancarlo Giorgetti
Ministër Politikat bujqësore, ushqimore dhe pyjore – Stefano Patuanelli
Ministër Tranzicioni Ekologjik – Roberto Cingolani
Ministër i Infrastrukturës dhe transportit – Enrico Giovannini
Ministër i Politikave dhe Punës Sociale – Andrea Orlando
Ministër për Udhëzim – Patrizio Bianchi
Ministër Universiteti dhe kërkimi – Cristina Messa
Ministër i Kulturës – Dario Franceschini
Ministër i Shëndetësisë – Roberto Speranza
Zgjedhja e ish-presidentit të BQE-së, Mario Draghi-t ka ‘tornditur’ jo pak politikën italiane.
“Ne nuk do të votojmë për ekzekutivin teknik”, tha udhëheqësi zyrtar politik i M5s Vito Crimi.
Ndërkohë, Meloni (FdI) e ka cilësuar këtë vendim si; “vota është më e mirë”.
Sakaq, kujtojmë se pak ditë më parë Giusepe Conte dha dorëheqje nga detyra e kryeministrit, ndërsa vendi ishte para zgjedhjes së një emri të ri të kryetarit të qeverisë, apo të shkonte në zgjedhje të parakohshme.