Lulzim Basha ka deklaruar se marrëdhënia me presidentin e vendit është shumë e mirë. Ai e cilësoi presidencën si insititucion tw pakapur nga Rama.
“Janë marrëdhënie shumë të mira institucionale, roli i presidentit ka qenë shumë i rëndësishëm, si i vetmi institucion i pakapur i Republikës, gjithë institucionet e tjera janë nën hyqmin e Edi Ramës, janë të kapura, në fakt Republika është e deinstitucionalizuar.
Unë mendoj se qëndrimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të marrëveshjes së 5 qershorit që u shkel nga Edi Rama për shkak të frikës që ka nga përballja me popullin, kanë qenë qëndrime në përputhje me rolin që duhet të ketë Presidenti i Republikës që është garant i kushtetutës dhe përfaqësues I unitetit të popullit.
Aspak.
Janë këto të gjitha katjushka të Edi Ramës. Domethënë gjithë ditën e harxhon me sulme ndaj meje me sulme ndaj PD-së.”- tha Basha në emisionin ‘Ilva now’.