“Ne nuk i kemi vënë vetes një afat, por një objektiv dhe po punojmë që të realizojmë objektivin. Kemi bërë një progres të rëndësishëm në të gjitha planet dhe jemi të gatshëm të shkojmë më tutje”, – deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama, duke folur për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Nga studioja e emisionit “Real Story”, Kryeministri Rama u shpreh se “marrëveshja e detit është një proces që nuk ka përfunduar”.
“Është një proces jo i lehtë. Kemi hyrë për një marrëveshje më të mirë sesa e 2009. Jo që nuk kemi asnjë milimetër katror det për të falur, por duam të rikuperojmë atë që na është marrë padrejtësisht nga marrëveshja e 2009”, – tha Rama.
Kryeministri kujtoi po ashtu se “Greqia ka pasur një proces paralel, atë të emrit të ri të Maqedonisë, ku ka pasur konflikt politik”. “Ne jemi gati të vazhdojmë procesin në momentin që pala greke është gati”, – tha Rama.ATSH