MARSEJË – Nëntë të humbur pas shembjes së dy pallateve

Nëntë vetë rezultojnë të humbur pas shembjes së dy ndërtesave në qendër të Marsejës, bëri të ditur presidenti i rajonit të provincës Alpes-Cote d’Azur, Renaud Muselier, ndërsa kërkimet nën rrënoja vazhdojnë me intensitet të lartë.

Mes të zhdukurve rezultojnë shtatë banorë rezidentë dhe dy kalimtarë.

Vazhdojnë kërkimet për shpëtimin, pavarësisht motit të keq.

Në vendngjarje është i pranishëm edhe ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner.
ATSH

Loading...