“Marshi i qejflinjëve” – “Eja në mejhane, të bëhemi tapë, jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë”

1986
MARSHI I QEJFLINJEVE
(Jeta eshtë e shkurter ,vdekja shume e gjate)
Eja në mejhane,
të bëhemi tapë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
Puthim një ezmerkë,
thithim një flokëartë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
Qoftë yll kinemaje,
apo dhe kurbatkë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
S’besojmë në Zot,
s’besojmë në fat,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
S’pyesim për orë,
ditë apo natë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
S’pyesim për ditë,
e Hëné-a e Martë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
Rroftë raki e rrushit,
dhe buza me mjaltë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
Kur s’ka mish të pjekur,
rroftë Zonja sallatë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
Jemi të kënaqur,
kur e pijmë dhe thatë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
Ju burra të rreptë,
mos na qani hallin,
me rrëmujën tonë,
jetën tuaj tallim.
Poshtë moralistët,
dhe ju psikopatë,
ne lindim çdo ditë,
ju vdisni çdo natë.
Mundimet e jetës,
i kemi përqeshur,
ndaj në gji të vdekjes,
shkojmë duke qeshur.
Kush jeton si ne,
jeton sa për shtatë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.
Poshtë moralistët,
dhe ju psikopatë,
rroftë raki e rrushit,
dhe buza me mjaltë.
1.01.1986 @autori anonime
@laberianews

Loading...