Marsida Qatja bën paralajmërimin e fortë: “Kjo histori nuk mbyllet me kaq”

Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila u konsiderua si “molla e sherrit” në lidhje me ngjarjen e rë ndë që ndodhi në Kavajë, ku mbeti i vr arë Dritan Haxholli dhe u pl agos shefi i Sigurisë së Bu rgut të Durrësit, Dritan Toçi, ka reaguar sërish mbrëmjen e djeshme (14 tetor) në emisionin “Open”.

Ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie int ime me vikt imën dhe as me të plag osurin.

Marsida shtoi se kjo histori nuk do të mbyllet me kaq për shkak të bashkëshortit të saj, për të cilin shprehet se ai nuk fal dhe nuk duron asgjë.

Më tej, nëna e tre fëmijëve theksoi se pas ngjarjes së rëndë, ka humbur gjithçka.

Ajo u shpreh:

Kam deklaruar se Dritani nuk ka patur asnjë marrëdhënie me mua, as Bledari gjithashtu. Më bënë një test dr oge dhe dola që nuk jam konsumuese, unë ushqej fëmijën me gji. Marrëdhënia me burrin tim është shumë e mirë. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq për shkak të burrit tim.

Ai është serioz, nuk fal, nuk duron asgjë, nuk është tolerant dhe normalisht më ka marrë çdo një minutë duke më kërkuar si është e vërteta. Ai thotë se mediat nuk më interesojnë, por është folur kaq gjatë dhe ai nuk e di… Mediat flasin dhe nuk e kuptojnë që po më shkatërrojnë familjen.

Më vjen keq për Dritanin, por ai nuk kishte asgjë për të humbur, nuk kishte as njerëz që e donin dhe as shoqëri.

Unë isha me punë, me shoqëri, me familje, me punë, i kisha të gjitha dhe i humba.”

Loading...