Aktorja e Bollywood-it Priyanka Chopra dhe këngëtari amerikan Nick Jonas janë martuar në një ceremoni madhështore në pallatin mbertëror, Taj Umaid Bhawan, në Indi. Dasma është kryer sipas traditave indiane dhe fillimisht kanë mbajtur cermoninë Mehendi. Çifti ka postuar foto nga ceremonia, ku nusja kishte veshur një “sari” shumëngjyrësh, ndërsa dhëndri, një kostum të bardhë.
“Një nga gjërat më të veçanta të lidhjes sonë është bashkimi i dy familjeve që respektojnë dhe duan besimet dhe kulturën e njëra-tjetrës. Gjithashtu, organizimi i dasmës sonë me përzierjen e të dyja kulturave ishte i mrekullueshëm. Një pjesë e rëndësishme e dasmës për një vajzë indiane është Mehendi.
Edhe një herë ia dolëm dhe ishte një festë, të cilën të dy e kishim ëndërruar”, -kanë shkruar edhe Nick edhe Priyanka në fotot që kanë postuar nga ceremonia Mehendi në rrjetet sociale. Çifti i njohur u fejua në muajin gusht dhe vetëm pak kohë më vonë vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
(BalkanWeb)