Masa administrative të rënda për tregtimin e alkoolit nën 18 vjeç

Qeveria shqiptare është e vendosur për të shtrënguar masat për subjektet që tregtojnë pije alkoolike për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot në mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, në News 24, një emision i fokusuar në tema sociale se “do të shtohen masat për subjektet që tregtojnë alkool për të rinjtë, duke i ndalur këta të fundit që të hyjnë në lokale gjatë orëve të mësimit”.

“Të gjithë duhet të japin kontributin e tyre. Lokaleve do t’u japim mesazhin qartësisht me ligj, nëse ti kapesh që ke lejuar një djalë apo vajzë nën moshën 18 vjeç në lokalin tënd gjatë orëve të mësimit dhe të pashoqëruar me prindër dhe mësues, penalizohesh ti”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “është njësoj sikur nëse ti lejon të penalizohesh, kur kapet dikush duke pirë cigare, plus ndalohet tregtimi i alkoolit nën moshën 18 vjeç në çdo orë”.

Ligji, vijoi ai, në këtë rast është më i thjeshtë për t’u zbatuar sesa në raport me bixhozin ilegal, sepse ne e dhamë provën tek duhani, shumë u tentua ndalohet apo jo, faktikisht ne arritëm ta ndalojmë pirjen e duhanit.

“Nëse ligji nuk zbatohet do të ketë masa të rënda administrative”, – tha Rama./atsh

Loading...