MASA TË MARA NGA BASHKIA VLORË PËR PARANDALIMIN E PERHAPJES SË COVID-19:
• Mbyllja e të gjitha institucioneve arsimore çerdhe, kopshte, shkolla.
• Ndalohen lëvizjet dhe vizitat në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe në Shtëpinë e Foshnjës dhe do të jenë në institucion vetëm stafi i përhershëm.
• Mbyllja e sporteleve të ofrimit të shërbimeve pranë bashkisë, rajoneve dhe njësive administrative dhe kalimi i ofrimit të shërbimeve online.
• Pezullimi i të gjithë kalendarit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.
• Mbyllja e muzeumeve.
• Mbyllja e Bibliotekës Publike.
• Pezullimi i veprimtarisë së aktiviteteve në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.
• Dezinfektimi periodik i mjeteve të transportit urban dhe sot pezullimi i shërbimit të trasportit publik.
• Janë dezinfektuar në masën 80% institucionet shtetërore dhe po vijohet me të tjerat.
• Janë dezinfektuar në masën 90% institucionet arsimore në qytet dhe njësite administrative. Janë në proces pjesa e mbetur, kryesisht në dy njësitë administrative.
• Janë dezinfektuar totalisht tregjet publike të Bashkisë Vlorë.
• Është dezinfektuar Bulevardi “Ismail Qemali”, rrugë dhe trotuare.
• Dezinfektimi i konteniereve dhe vendeve të grumbullimit të mbetjeve.
• Pezullimi i veprimtarisë së Tregut në Njësinë Administrative Novoselë.
• Pezullimi i aktiviteteve sportive jashtëshkollore në të gjitha palestrat e shkollave.
• Pezullimi i të gjitha procedurave të
konkurimit.
Gjithashtu me qëllim shmangien e kontaktit fizik dhe grumbullimin e personave shërbimet e sporteleve në Bashkinë Vlorë, rajoneve dhe njësive administrative ofrohen online, nëpërmjet numrave të telefonit të punonjësve të administratës së bashkisë.
TË NDERUAR QYTETARE:
Evitoni ambjentet publike, qëndroni në shtëpi, ruani veten, fëmijët, të moshuarit, ruani higjenën personale, respektoni këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve shtetërore 🙏🙏!
FRIKË JO, KUJDES MË SHUMË!
BASHKË MUNDEMI 🙏!