‘Masakër elektorale’, Gjanaj i kundërpërgjigjet Nishanit: Mos e ke ngatërruar me 25 prillin

Ish-presidenti Bujar Nishani pasi votoi tha për mediat se siç kryeministri Edi Rama bëri masakër elektorale në zgjedhjet e 25 prillit, ashtu po bën edhe kryedemorkati brenda Partisë Demorkatike.
Për këtë, kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemi Gjana tha “mos e ka ngatërruar me 25 prillin”.

Në daljen e fundit për mediat, Gjana tha se procesi ka vijuar normalisht ndërsa shtoi se mund të jetë bërë ndonjë zëvendësim vëzhguesish. Ndërsa, i pyetur nga gazetarët për akuzat e bëra për parregullsi, Gjana tha se janë përpjekur që të mos krijojnë asnjë problem për vëzhguesit.

Loading...