Një ngjarje e rnëdë ka ndodhur në Alaska ku dy avionë janë përplasur në ajër e si pasojë kanë humbur jetën në 7 persona. Mediat e huaja kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Aeroportit të Soldotnas, qytezë në Gadishullin Kenai.
Mësohet se një nga viktimat është edhe ligj-vënësi amerikan, Gary Knoop, njëkohësisht anëtar Republikan i Dhomës të përfaqësuesve të Shtetit, raoportojnë mediat e huaja. Knoop ka qenë duke pilotuar njërin avion, ku ndodhej i vetëm, ndërsa 6 persona të tjerë ishin në bordin e avionit tjetër.
Gjashtë nga pasagjerët ndërruan jetë në vendngjarje, kurse njëri ndërroi jetë rrugës për në spitalin qëndror të Gadishullit.
Loading...