Masakroi vajzën dhe italianin, Taulant Malaj iu bëri video viktimave dhe i hodhi në rrjetet sociale

Një 45-vjeçar shqiptar i identifikuar si Taulant Malaj ka kryer një krim të dyfishtë në orët e parë të mengjesit të së dielës në Foggia të Italisë.

Ai ka vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare, një shtetas italian të identifikuar si Massimo De Santis gjithashtu ka plagosur dhe ish-gruan e tij 39 vjeç.

E ftuar për të folur në studion e ‘Shqipëria Live’ mbi këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur thellë opinionin publik ka qenë gazetarja Alba Kepi.

Ajo është shprehur se 45-vjeçari pasi kreu krimin e rëndë ka kërkuar të vrasë edhe djalin e vogël 5-vjeçar, teksa ka bërë një vido ku shfaqen dy viktima dhe e ka shpërndarë atë në rrjetet sociale.

“ ‘Ku është djali se nuk kam mbaruar.’- ka thënë autori

Pas krimit ai ka dalë dhe ka kërkuar djalin 5-vjeçar për ta vrarë por fëmija ngaqë ishte i vogël dhe ishte frikësuar ishte fshehur. Kjo gjë i kishtë shpëtuar jetën.

Ai ka regjistruar një video dhe ia kishte dërguar kushëririt të tij që jetonte në veri të Italisë, ku tregonte se si i kishte vrarë.

Kjo vido është shpërndarë dhe policia i ka paralajmëruar të gjithë që të mos e shpërndajnë sepse pamjet janë shumë të rënda.”- tha gazetarja në emision.

Si ndodhi ngjarja?

Malaj fillimisht ka tentuar të vrasë ish- bashkëshorten, por dyshohet se ka qenë vajza 16-vjeçare e çiftit që ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën është qëlluar për vdekje nga autori.

Pas kësaj, Malaj në shkallët e pallatit ka qëlluar italianin, gjithashtu dhe bashkëshorten e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar një thikë kuzhine e cila u përdor gjatë krimit.

Taulant Malaj dyshonte se gruaja e tij 39-vjeçe kishte një lidhje me italianin. Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti që autori pas masakrës ka filmuar një videon shokuese ku dukeshin viktimat e shtrirë në tokë të gjakosur.
Malaj ua kishte dërguar videon të afërmve të tij, ku shpjegon arsyet pse bëri vrasjen makabre të së bijës së tij, plagosjen e bashkëshortes dhe italianit. Djali i tyre 5-vjeçar ka shpëtuar, pasi është larguar menjëherë nga shtëpia.

Loading...