Masivi shkëmbor shkëputet nga mali e bie mbi banesën me 5 anëtarë

Një familje është zgjuar mëngjesin e sotëm me sytë nga qielli pasi një masiv shkëmbor ka rënë nga mali i Torovicës në Lezhë drejt banesës së Preng Përlleshit, por edhe pse brenda saj kanë qënë 5 anëtarët e familjes fatmirësisht nuk ka të lënduar. Shkak për shkëputjen e masivit shkëmbor janë reshjet e shiut.

Gurët kanë ndaluar vetëm pak metra para se të përplasen me murin e banesës, që mund të shkaktonte një tragjedi. Kujtojmë se nga rrëshqitja e një masivi shkëmbor para një viti u aksidentuar me vdekje 3 pjesëtarë të një familje gurët që ranë nga mali, zunë poshtë makinën me të cilin po udhëtonin.

Loading...