Maska anti-covid me detyrim, Rama: E kemi vetë në dorë që mos të mbyllemi sërsish

Teksa në 15 tetor maska do të bëhet me detyrim, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat, në mënyrë që mos vendi mos të mbyllet sërish për shkak të COVID-19.

Duke i kthyer përgjigje pyetjeve në ‘Facebook’, kreu i qeverisë theksoi se duhet të zmbrapset rreziku i një infektimi tjetër të madh.
“Ne të gjithë kemi në dorë të bëjmë diçka të mëdha, të zbatojmë rregullat dhe të vendosim maskën, nga java e ardhshme, në mënyrë që larg qoftë të mos mbyllemi sërish.
Tani po punojmë fort dhe për zerimin e të gjitha kontrolleve dhe që mos të keni asnjë shqetësim e gjithçka që fitoni, ta çoni në shtëpitë tuaja, është shumë e rëndësishme të zmbrapsim rrezikun e një infektimi tjetër të madh.”, tha ai.

Loading...