Maskë me vezë dhe vaj ulliri per parandalimin e renies se flokeve.
Duhet të dini se vaji i ullirit dhe veza janë përbërës ushqimorë që ndikojnë shumë në forcimin e flokut tonë.
Veçanërisht miksi që arrihet mes të verdhës së vezës dhe vajit të ullirit, i cili preferohet të jetë i prodhuar në vend.
Për flokët e shkurtër përdoren 1 të verdha veze dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri.
Pasi e verdha e vezës me vajin e ullirit miksohen, vendosen mbi flokë me anën e një furçe flokësh, në çdo sasi floku dhe lihet në të për një periudhë kohore prej 60 minutash.
Pas kësaj, floku lahet me ujë të ngrohtë duke fituar kompaktësi, ushqim dhe shkëlqim.
Për flokët e gjatë përdoren 2 të verdha veze dhe 2 lugë vaj ulliri, dhe mbahet për periudhën një orë dhe më pas lahet me ujë të nxehtë.
Eshte shume e mire kjo maske sepse i ben floket edhe me me shume shkelqim.