Tenderat në shëndetësi janë ndër ato procedura të cilat kanë bërë dhe bëjnë të pasur shumë përsona. Jo thjesht në tregëtimin e medikamenteve por edhe në vetë ato që quhen shërbime mbështetëse, siç janë lavanderitë apo gatimi. Në rastin konkret bëhet fjalë për maternitetitn “Mbretëresha Geraldinë” që rezulton t’i ketë dhënë gati 2 milionë euro tender kompanisë së themeluar nga një bos prostitucioni në Itali, i quajtur Lefter Lamaj. Bëhet fjalë për kompaninë “D E V I S” SH.P.K. në pronësi të shtetases Kristinka Leka.
Sipas raportimeve të shumta në media, shtetësja në fjalë është bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijës së bosit të prostitucionit, Lefter lamaj. Ky i fundit rezulton të ketë qenë themeluesi i kompanisë “D E V I S” SH.P.K. por që në datë 16.01.2008 ia ka shitur të gjitha aksionet shtetases Kristinka Leka. Sipas mediave mësohet se Lamaj është arrestuar në vitin 2017 në Shqipëri dhe më pas u ekstradua në Itali. Ekstradimi u krye sepse në Itali ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkak të dhënies së masës së sigurisë “Arrest me burg” për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Sipas mediave të vendit fqinj, Lamaj cilësohej si një ndër bosët e padiskutueshëm të prostitucionit në Piacenza mës viteve 1990 – 2000. E megjithatë duket se kjo nuk ka qenë aspak problem për një institucion si materniteti “Mbretëresha Geraldinë” për t’i dhënë kompanisë së themeluar prej tij një tender në vlerë 2 milionë euro. Por kjo nuk është e gjitha pasi nëse hulumtojmë dokumentacionin e tenderit, shikojmë se vlera e ofruar nga “D E V I S” SH.P.K. është më e larta e ofruar nga pjesëmarrësit. Në tender rezulton të kenë marrë pjesë 3 firma, nga të cilat njëra nuk ka paraqitur ofertë fare, ndërsa firma tjetër ka ofruar gati 450 mijë euro më pak sesa fituesi. Besojmë se kaq mjafton që SPAK të vihet në lëvizje./joq