Një nga ikonat e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Matilda Makoçi prej 37 vitesh është larg syve të publikut. Ajo ka rrëfyer pak kohë më parë se arsyeja e largimit të saj nga skena ishte për t’iu dedikuar totalisht djalit të saj Gregut, që erdhi nga martesa me kryeministrin Rama.
“Isha e detyruar të hiqja dorë sepse kështu na erdhën kushtet, prindërit i kisha të rinj, nuk mund të më ndihmonin që ta mbanin djalin Gregun, provova e çova diku në çerdhe, por nuk e përballonte ai, kështu që isha e detyruar ta mbaja vetë. Vitet ikën u ç’mësova me punën, ai ritmi i punës mu zbeh edhe kështu që u largova. Nuk më vjen keq, po nuk e ndjej mungesën e asaj kohe, më ka dhënë kjo koha tjetër, më ka marrë me vete”, shprehet Makoçi.
Edhe pse shpehet se nuk e ka marrë malli për kohën kur ishte një aktore e suksseshme, Matilda ndjen kënqaësi për rolet që ka luajtur dhe ndihet mirë kur i sheh ato.
Por nëse ajo do të rikthehj sot në skenë, do ta bënte vetëm për një rol.
“Tashmë janë rolet e nënave por shikoj nga këto mundësi që ofron televizioni që prezanton aktorët e rinj, shikoj që ka shumë mobilizm të moshave të reja, edhe për mama, role të rriturish, edhe besoj se ndonjë rol dramatik klasik i teatrit shqiptar do ishte interesant”.
Matilda Makoçi ka qenë ylli i viteve ?80-?90 i kinematografisë shqiptare, një nga aktoret më të vlerësuara të kohës, e cila hoqi dorë nga aktrimi për të mos iu rikthyer më. Ajo jeton me prindërit e saj në një apartament në Tiranë.