Maturantët nuk i ndalin protestat, bllokojnë Rrugën e Durrësit

Maturantët edhe ditën e sotme kanë vijuar me protestat, ku kërkojnë uljen e pragut të pikëve. Ata pretendojnë se edhe këtë vit, provimi i matematikës ishte shumë i vështirë.
Ata janë vendosur përpara Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu edhe Rrugën e Durrësit ku po devijohet lëvizja e mjeteve. Maturantët pretendojnë se provimi i matematikës ishte i vështirë dhe i pabazuar në ato që ata janë përgatitur.

Loading...