Maturantët protestë edhe në Korçë e Elbasan: Na rrezikohet kërkesa për degën që duam të studiojmë

Nxënës të shkollave të mesme të Korçës, si dhe shkollave të tjera të fshatrave, kanë protestuar paraditen e sotme te drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar Korçë. Shkak i protestës sipas tyre është bërë provimi i matematikës që u zhvillua një ditë më parë. Provim i cili sipas tyre ka qenë i nivelit shumë të vështirë. Nxënësit thanë se prej një viti pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online dhe më pak të alternuar, ndaj dhe për këtë arsye ata kanë pritur një test tjetër jo vetëm në lëndën e matematikës por edhe në provimet e tjera të maturës shtetërore. Pjesa më e madhe e tyre mes lotëve kanë shprehur indinjatën e tyre pasi iu rrezikohet kërkesa që ata kanë për të shkuar në programet e kërkuara prej tyre.
“Teza është përkthyer nga anglishtja, është bërë padrejtësi ndaj nesh, ne kemi dy vite mësim online dhe kemi patur vështirësi shumë të mëdha. Kërkojmë nga Ministria e Arsimit rivlerësim të tezës”, u shprehën ata.
Po ashtu maturantët kanë protestuar edhe në Elbasan. Me pankarta në duar, ata u mblodhën te sheshi qendror, duke kërkuar të rishikohen dhe njëherë pyetjet e provimit.

Loading...