Mb.yti gruan me jastëk:”Më tra.dhtonte”

Një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Grekan të Gramshit të premten në mbrëmje, tro.nditi opinionin publik.

Elvin Hysa 32 vjeç mbyti me duar mamanë e 3 fëmijëve të tij 31-vjeçaren Gurie Hysa.

Ata kishin patur një debat para se të shtriheshin për të fjetur dhe pasi 31-vjeçaren e kishte zënë gjumi, Hysa e kishte mb.ytur me jastëk.

32-vjeçari ka deklaruar në polici se dyshonte se ajo e tra.dhtonte dhe ky ka qenë motivi që i mori jetën.

Tre fëmijët e çifti nuk ndodheshin në shtëpi natën e kr.imit, pasi ishin nisur për në shtëpinë e gjyshit të tyre në Berat, ndërsa në banesë ka qenë vetëm babai i autorit.

Ai nuk ka dëgjuar asgjë, pasi Hysa nuk e ka lejuar të shoqen të nxjerrë asnjë zë dhe e ka mb.ytur me të gjithë forcën.

Pasi kishte kryer kr.imin, mësohet se ka dalë nga dhoma e gjumit dhe i kishte thënë të atit “E m.byta Gurijen”.

I tro.nditur nga fjalët e të birit, 62-vjeçari ka shkuar në dhomën e gjumit ku ka gjetur të vde.kur nusen dhe më pas ka njoftuar policinë.

32-vjeçari u largua nga banesa me mushkë dhe u nis për tek motra e tij në Lumras, Berat. Pasi i ka rrëfyer asaj gjithçka, ajo e ka bindur të vetëdorëzohet në polici.

Në orët e para të mëngjesit ai është rikthyer në banesë dhe është arre.stuar nga forcat e policisë pa bërë rezistencë. Në momentin e arr.estimit ai i ka kërkuar të atit të kujdeset për fëmijët.

Sipas banorëve të fshatit, Hysa njihej si person problematik që ushtronte dh.unë mbi bashkëshorten e tij.

Familaj Hysa jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe të vetmet të ardhura që kishin, ishin pensioni i kryefamiljarit dhe kempi i autorit të kr.imit, si i paaftë për të punuar.

Çifti kishin 12 vite të lidhur në martesë dhe kishin 3 fëmijë, një vajzë 12 vjeçe dhe dy djem, 9 dhe 5 vjeç.

Loading...