Dy anëtarët e një bandë, njëri prej të cilëve shqiptar janë dënuar me burg nga autoritetet britanike. Sipas BBC, Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania, në muajin maj mbajtën peng dy persona në një shtëpi në Sheffield, duke i trajtuar ata në mënyrë çnjerëzore.
Viktimat”, të cilët ishin shqiptarë u filmuan duke ngrënë në disa tasa qensh, për një periudhë 10 ditore, ndërsa i mbanin të lidhur me zinxhirë.
Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vjet e gjashtë muaj burg në gjykatën e Sheffield Croën të ??martën.
Dyshja u arrestuan pasi policia bastisi një shtëpi në rrugën Firth Park në qytet dhe gjeti dy personat.
Sipas autoriteteve të drejtësisë britanike, dy të dënuarit u bënin presion shqiptarëve dhe i shantazhonin për të marrë para nga familjarët e tyre në Shqipëri.
E gjitha kjo ndodhi pasi personat që mbaheshin peng fajësoheshin për gjetjen e një magazine me kanabis.
Hetimet nisën pasi Kasinskas u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij. Burri, i cili ishte nga Lituania, e denoncoi rastin në polici
Të dy personat u arrestuan dhe ndaj tyre i ngritën akuza. Përpara se gjyqi i tyre në Gjykatën Sheffield Crown të ??fillonte në nëntor 2022, ata u deklaruan fajtorë.