Seanca e parë për sesionin ri, do të miratojë programin dhe kalendarin e punës ndërsa, do të jetë i mbushur me dekrete të presidentit i cili këtë verë riktheu për rishqyrtim një seri ligjesh, kryesisht marrëveshje financiare për investime infrastrukturore.
Presidenti i refuzoi socialistëve, “Ligjin për Akedeminë e Shkencave”, ligjin për miratimin e “kontratës Koncensionare për rrugën Orikum-Llogara”, kontratën “koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren”.
Gjithashtu Presidenti në muajin korrik i riktheu Kuvendit për rishqyrtimin edhe ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat. Të njëjtin fat, kishte edhe kodi penal, i cili qëndroi për disa vite në sirtaret e Kuvendit, deri kur opozita u zëvendësua me deputet të rinj, të cilët i dhanë konsensus Partisë Socialiste.
Presidenti Ilir Meta, ka refuzuar gjithashtu edhe ligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit, dispozita të cilat lidhen me praktika të ngjashme me atë për ndërtimin e “tetarit të ri”. Gjithashtu me nisjen e sesionit të ri parlamentar, do të riciklohet edhe debati president-qeveri, për faktin se do të nis nga puna edhe komisioni hetimor për shkarkimin e Metës.
Ndërsa opozita, e cila në muajt e verës la protestat, duke u fokusuar në denoncime të rasteve korruptive të pretenduara apo zyrtarë socialist të lidhur me krimin, ka intesifikuar takimet. Në selinë blu, takimet e Bashës janë shtuar ndjeshëm jo vetëm me aleat apo bashkëpuntorë të tij, por dhe me faktorin ndërkombëtarë. Protestat do të jenë sërish arma e fortë që pritet të përdorë opozita për largimin qeverisë, ndërsa paralelisht do të parashtrohet edhe oferta e opozitës për nesër në qeveri.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj, ende nuk kanë përcaktuar një axhendë të qartë, ndërsa mbetet e paqartë ajo çfarë do të ndodhë me Shkodrën, por edhe me 13 tetorin si datë e dekretuar nga presidenti për zgjedhje vendore.