‘Mbarova shkollën dhe nuk gjeja punë’, rrëfehet e reja që iu dorëzua prostitucionit në Shqipëri

“Ka qenë shumë e vështirë të shkëputesha, por nuk vazhdoja dot më. Kisha turp të dilja se ndeshesha me ata njerëz, më kërkonin gjëra edhe jashtë pune. Ka pasur shumë që donin kontakte edhe jashtë, disa më flisnin ashpër, të impononin sepse mendonim se ishim të gatshme të bënim çdo gjë. Prindërve nuk u thashë kurrë dhe kisha frikë mos e kuptonin”, tha e reja.

Ajo u ka bërë apel të gjitha vajzave që të mos përfshihen në këtë punë, pasi do ta kenë shumë të vështirë në jetën e tyre.

“Këtë punë nuk do t’ia rekomandoja askujt. Të mos bëhen pre e mendimeve se nuk ka më një zgjidhje, të ndjekin ëndrrat dhe të mos bien pre e këtyre punëve”,– përfundoi 28-vjeçarja.
Një 28-vjeçare ka rrëfyer historinë, kur ushtronte prostitucionin në një nga qendrat e masazhit në Tiranë.Ajo ka thënë se e kishte shumë të vështirë që të dilte nga ajo punë, gjatë një intervistë për “Shqipëria Live”.

“U futa ty, dhe pastaj mezi dola. Unë kam studiuar për psikologji, doja punë por ishte shumë e vështirë. Duke kërkuar punë, në fillim ishte një intervistë e thjeshtë, më thanë do të mësohesh.

Pas disa ditësh kuptova si funksiononte. Rroga bazë ishte 300, por nëse bënim shërbime shtesë (favore seksuale) paguhemi më shumë, jam paguar deri në treçerekun e rrogës vetëm për një herë me një klient”, ka thënë ajo.

Më tej, 28-vjeçarja u shpreh se pronarja e qendrës së masazhit ishte në dijeni për çdo gjë.

“Menaxherja, pronarja ishte në dijeni, klientët prandaj vinin aty se e dinin. Unë kam qenë e detyruar, kam vazhduar kështu për 6 muaj. Aty ishin goxha vajza dhe ndërroheshin shpesh. Mund të kenë qenë rreth moshës 21-25 vjeçe. Kishte vajza që ishin shumë të kënaqura me punën, as që e mendonin të largoheshin”, u shpreh ajo.

Më pas klientët filluan t’i kërkonin favore seksuale edhe jashtë punës dhe për këtë arsye vendosi që të tërhiqej.

Loading...