Nje avion me 350 afganë pritet të zbarkojnë në orë 17:00 në Rinas.
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka shkuar në Rinas, ku ka vizituar nga afër qendrën ku do të priten afganët.
Në Rinas janë ngritur disa çadra nga ushtria të cilat do të shërbejnë për pritjen e grupit të parë.
Afganët do t’i nënshtrohen analizave dhe verifikimeve, për të parë nëse ndonjë prej tyre ka probleme shëndetësore apo nevojë për kujdes nga mjekët.
Sot në vend pasdite do të mbërrijnë 300 afganë, disa prej tyre do të strehohen në Tiranë, e të tjerë në Durrës.
Loading...