Mbërrin në Rinas, trupi i Dëshmores së Atdheut Zarife Hasanaj

Të veshur me të zeza, me një foto të 32-vjeçares të stampuar në bluza dhe një mesazh mbi të, familjarët e Zarife Hasanaj kanë dalë të presin në aeroport vajzën e tyre që sot kthehet në një arkëmort.

“Në jetë të jetëve ti do të jesh me ne”.

Ky është mesazhi që bashkë me titullin e dhënë “Dëshmore e atdheut” përjetëson kujtimin e Zarifes.

Në orën 13:05 avioni me trupi e pajetë të efektives së FA-ve ka prekur tokën shqiptare duke sjellë nga Letonia shumë dhimbje e mall për të afërmit, miqtë e kolegët e vajzës ushtarake që nuk mundi ta çonte dot deri në fund misionin e saj të parë.

Loading...