Një anije patrulluese e Flotës Mbretërore britanike HMS Trent ka mbërritur sot në ujërat e Shqipërisë.
Ekuipazhi i anijes është pritur nga përfaqësues të Forcave Detare të Shqipërisë dhe stafi i Ambasadës Britanike në Tiranë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, në Shqipëri mbërriti edhe një aeroplanmbajtëse amerikane, ndërsa tensionet për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, kanë sjellë një përqëndrim të madh të forcave të NATO në Europën Perëndimore.
“Aktiviteti e anijes Trent është një sinjal i qartë i synimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u angazhuar në mënyrë gjithmonë e më të rregullt në Rajon”, deklaron Ambasada Britanike.
Njoftimi i Ambasadës Britanike:
Dy aleatë në NATO që forcojnë marrëdhëniet më të gjera dypalëshe.
Kënaqësi të mirëpresnim në Shqipëri anijen patrulluese të Flotës Mbretërore britanike HMS Trent dhe ekuipazhin e saj. Një mundësi për t’i demonstruar kapacitetin e anijes komandantit të ri të Forcës Detare shqiptare, kundëradmiralit Adnand Agastra.
Aktiviteti e anijes Trent është një sinjal i qartë i synimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u angazhuar në mënyrë gjithmonë e më të rregullt në Rajon.
HMS Trent është një nga pesë anijet patrulluese të Flotës Mbretërore që operojnë aktualisht në të gjithë botën, në zona me rëndësi kritike për Mbretërinë e Bashkuar – nga Indo-Paqësori, Atlantiku Jugor në Mesdhe dhe Karaibe.