Mbërrin në Shqipëri, eksperti i njohur i sigurisë lëshon alarmin

Ditët e fundit po flitet gjithmonë e më shumë për “Bonzain”, kanabisin sintetik që ka hyrë në Shqipëri. I ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, shpjegoi se bëhet fjalë “për një lëndë narkotike të eksportuar nga Holanda dhe Belgjika, që ka sjellë shumë viktima në Turqi”.

“Përveç varësisë, këto lëndë krijojnë probleme në shëndetin mendor, probleme me zemrën dhe në veshka. Është një “bombë”, pasi ka shkallë rreziku shumë të madh për rininë. Problemi qëndron se është edhe e vështirë për t’u zbuluar nëpërmjet gjakut dhe urinës, pasi kjo drogë ka produkte që ndryshohen shpesh”, theksoi Softa.

Sipas ekspertit, kjo lëndë është më e rrezikshme sesa kanabisi, pasi është një produkt që prodhohet në laborator.

“Përdoren lëndë të ndryshme kimike për të arritur efektin në organizëm. Nuk është thjesht bima që ti e merr nga natyra”, theksoi Softa.

Loading...