Qindra njerëz u bashkuan për të protestuar më tej për vrasjen e Sarah Everard në qendër të Londrës.
Qëllimi i protestës më të fundit ishte për të reaguar ndaj qëndrimit të pandjeshëm të policisë gjatë homazheve për Everard fundjavën e kaluar. Ministri për çështjet e brendshme u shpreh kundër grumbullimeve të tilla, ndërkohë që masat kufizuese ndaj COVID-19 janë akoma në fuqi.
Pas shumë paralajmërimeve, punonjësit e policisë filluan arrestimet dhe duke iu dhënë protestuesve një ultimatum për tu larguar në shtëpi.
Vrasja e Sarah Everard ka nxitur lëvizjet e grave në të gjithë Britaninë dhe ka bërë që ato të ngrenë zërin për ngacmimet verbale dhe kërcënimet fizike me të cilat përballen çdo ditë.
“U bë një kohë e gjatë që protestoj për të drejtat dhe sigurinë e grave. Dua që ime bijë të ketë të njëjtat të drejta si çdo njeri tjetër në mënyrë që të ndihet e sigurt teksa ecën në rrugë e që të mos ketë frikë dhe dyshime nëse duhet të zgjedhë të eci në një rrugë apo në një tjetër. Nuk dua që një gjë e tillë t’i ndodhë fëmijës tim apo fëmijës të dikujt tjetër.”, u shpreh Laryssa, menaxhere në një studio arkitekturore.
Ligjvënësit britanikë po marrin në konsideratë që të krijojnë një ligj të ri kundër krimeve dhe kryeministri Boris Johnson ka krijuar gjithashtu një Taskforcë të Drejtësisë, për të diskutuar çështjen e sigurisë së grave.