Mbesa grabit paratë e gjyshes dhe e mbyt me jastëk

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjermani.
Gjyshja Christine S. 81-vjeçe ka luftuar për jetën për disa minuta, pasi u mbyt nga duart e mbesës së saj.

Kjo e fundit i grabiti gjyshes mijëra euro dhe më pas vrau të moshuarën.

Pas ngjarjes, të premten e 15 korrikut Sarah u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje.

Autorja e krimit të rëndë është një infermiere geriatrike dhe nënë e një fëmije.

Sarah kujdesej për gjyshen e saj Christine, e cila qëndronte me të në shtëpi për kujdes afatshkurtër, dhe kishte të dhënat e saj bankare.

Mbesa e mbyti gjyshen me jastëk.

Loading...