Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët.
Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur në 24161 nga 25171 të numrit total të ankesave të regjistruara.
Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 3654 nga 4148 numri total i ankesave të regjistruara.
Gjatë jave 7-13 dhjetor shënohen 10 raste të spikatura suksesi; 2 prej të cilave janë raste nga ministria e Drejtësisë, 3 raste ministria e Financës dhe Ekonomisë, 2 raste ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 3 raste bashkia Tiranë.
Ndërkohë që numri total i log-in në faqen e platformës është 72 077 dhe numri total i regjistrimeve të reja 12936. /atsh