Në Këmishtaj të Lushnjës një parcelë prej 1,5 ha është mbjellë me bimë të tilla. Ciani, Lemon verbena dhe luledielli janë kulturat që po rriten për eksport dhe rritje e tyre po bëhet me standardin bio.
Fermerët e kësaj zone po investojnë në teknologjinë e bimëve mjekësore dhe shprehet se produktet janë organike dhe të certifikuara nga BE, kjo pasi edhe klima e vendit tonë është e përshtatshme.
Teknologjia e përdorur për tharjen e këtyre bimëve janë të standardeve të reja europiane.
Tharja e cila bëhet në dhoma të veçanta, ka shmangur humbjen e cilësisë së produktit, i cili më parë bëhej me metoda primitive dhe po shton punësimin në zonat rurale.
Produktet e këtij sektori janë mjaft të kërkuara nga tregu vendas dhe veçanërisht ai i huaj.
Eksportet sigurojnë edhe të ardhura të konsiderueshme në ekonomitë e familjeve rurale. /atsh