Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë/Ja 14 marrëveshjet që priten të firmosen

Në takimin e qeverive Shqipëri – Kosovë priten të nënshkruhen 14 marrëveshje. Shumë prej tyre janë marrëveshje ekonomike duke filluar nga shmangia e tatimit të dyfishtë mbi të ardhurat si dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit.

Gjithashtu në fokus është dhe një marrëveshje mbi përballimin e situatës me koronavirus si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë dhe transportin.
Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid 19

Loading...