Mblidhet sot Kuvendi, pritet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar që përzgjedh anëtarët e KQZ

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e dytë për këtë sesion, ndërsa në rend dite është një pikë e rëndësishme, ajo për ngritjen e Komisionti të Posacëm Parlamentar që do të përzgjedhë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Janë 12 vende vakante që pritet të plotësohen në KQZ. Përzgjedhjen do ta bëjnë deputetët, por në këtë komision siç është rëndë dakord mes mazhorancës dhe opozitës së Bashkuar do të ketë edhe përfaqësues të opozitës së Bashkuar.(
Kujtojmë se KQZ merr një organigramë krejt tjetër nga KQZ-ja e deritanishme. Ka një kryekomisioner, një zv. kryekomisionier me detyrë implementimin e teknologjisë në zgjedhje, ka një Komision Rregullator me 5 anëtarë që do merret me procesin e organizimit, një Komision për Ankesat dhe Sanksionet edhe ky me 5 anëtarë që do vlerësojnë nëse ka pasur apo jo shkelje të Kodit Zgjedhor në votime.

Deri më tani kanë aplikuar 25 persona për 12 vendet vakante në KQZ, ndërsa afati i fundit për të aplikuar është 18 shtatori.

Mazhoranca dhe opozita janë të ndara në qëndrimet e tyre, ç’ka ka sjellë ngecjen e mbledhjeve të Këshillit Politik. Opozita e Bashkuar kërkon përfshirjen e ekzpertizës së ndërkombëtare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas tyre në këtë fazë të diskutimeve mbi hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, si dhe çështjes së koalicioneve parazgjedhore, rëndësi është marrja e opinionit të ODIHR. Ndërsa mazhoranca e cilëson këtë tentativë për të zvarritur procesin e reformës së dytë zgjedhore. Në një reagim të ODIHR në Varshavë për News 24 një ditë më parë u tha se ishin të gatshëm të asistonin, ndërsa prisnin detaje të zhvillimeve në Këshillin Politik.

Loading...