Mblidhet sot Partia Demokratike, pritet miratimi i kandidatëve që garojnë kundër Lulzim Bashës

Kryesia e PD do të mblidhet ditën e sotme në orën 18:00, për të miratuar kandidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen me 13 qershor. Lajmi u dha nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Në garë për kreun e PD janë Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje!

Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi”, thuhet në njoftim.

Loading...