Nga Artur Meçollari
Zevendeskomandant i Forces Detare
1 janar 2020
Mbrëmë, ndërsa të gjithë ishim duke festuar ndërrimin e viteve pranë të dashurve tanë, një pjesë e efektivit të Forcës Detare, nga Shëngjini deri në Sarandë ishin në shërbim dhe patrullim në përmbushje të misionit të Forcës Detare. Detyrat e monitorimit të hapësirës detare, gadishmërisë për kontrollin e zbatimit të ligjit në det dhe sigurimin e jetëve njerëzore, si dhe detyrave të tjera të Forcës Detare / Rojes Bregdetare, u krye me përkushtim dhe profesionalizëm, si çdo ditë tjetër, edhe këtë natë të ndërrimit të viteve. Një urim të veçantë për këta djem dhe vajza, detarë të Forcës Detare.
GËZUAR 2020!
FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN TUAJ!