Mbretëresha Elizabetë inkurajon britanikët 75-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në luftën e Dytë Botërore, mbretëresha e Britanisë së Madhe e shfrytëzoi për të inkurajuar britanikët në luftën tashmë të quajtur të Tretë, kundër Covid-19.
Ajo tha se ishte krenare për mënyrën se si njerëzit i ishin përgjigjur pandemisë.
“Kur shikoj vendin tonë sot dhe shoh se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin, unë them me krenari se ne jemi akoma një komb, të cilin ata ushtarë trima dhe marinarë do ta admironin edhe sot”.
Elizabeta ka cituar mesazhin domethënës së asaj kohe, simbol i qëndresës dhe ecjes përpara pavarësisht vështirësive.
Në fillim, pamja dukej e errët, fundi i largët, rezultati i pasigurt. Por asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro”. Monarkja 94-vjeçare mbajti fjalimin në të njëjtën orë me fjalimin e fitores para kombit që mbajti babai i saj 75 vite më parë.
Gjatë festimeve të Britanisë me 8 Maj 1945, Elizabeta dhe motra e saj e ndjerë Margaret, iu bashkuan celebrimeve jashtë Pallatit Buckingham, dhe besohet se kjo ka qene e para herë dhe e vetme që ajo ka qenë në mesin e publikut të panjohur. /Tv Klan