Ditën e sotme Mbretëresha Elizabeth feston ditëlindjen e saj dhe mbush plot 93 vjeç.
Në këtë ditë të shënuar nuk kishte si të mungonte një urim publik nga princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle.
Këto të fundit kanë zgjedhur që ta urojnë në një mënyrë mjaft të veçantë, duke publikuar në llogarinë e tyre të përbashkët në Instagram foto të Mbretëreshës Elizabeth kur ka qenë e re në moshë, dhe disa të tjera ku ajo shoqërohej nga Harry dhe Meghan.
“Gëzuar ditëlindjen, Madhëria Juaj, zonjë, gjyshe!
Të urojmë një ditë të mrekullueshme. Harry dhe Meghan!”- shkruan dyshja krah fotove në fjalë.
Loading...