Mbushi shtëpinë me he roinë, arr estohet shqiptari në Itali

Një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rënë në prangat e policisë në Itali. Kundër tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” dhe efektivët u takuan me të për t’i komunikuar vendimin.

Mediat në vend bëjnë me dije se policët e gjetën atë në një lokal në Treviglio dhe i kërkuan që të shkonin në banesë.
Kur shkruan tek shtëpia e 43-vjeçarit shqiptar, policët gjetën 7 gram heroinë dhe material paketimi të cilat ishin në vend të dukshëm.

Policët më pas nisën kontrollin në të gjithë banesën dhe zbuluan se shqiptari kishte fshehur dhe 5.2 kilogram të tjerë.

Po ashtu efektivët gjetën dhe në shportën e biçikletës, që ishte parkuar poshtë shtëpisë, një sasi tjetër heroinë e cila ishte e paketuar. Tashmë shqiptari është vënë në pranga dhe është në pritje të vendimit të radhës nga gjykata./tvklan

Loading...