Mbushi tregun me kokainë e heroinë, kapet shqiptari …

Kreu i një grupi trafikantësh, të cilët merreshin me shitjen e heroinës dhe kokainës në Itali ka rënë në pranga së bashku me 4 bashkëpunëtorë të tjerë.

Sipas mediave italiane koka e grupit kriminal është shqiptari Isamil Rebeshi, i cili kishte lidhje të forta me trafikantë të tjerë.

35-vjeçari shqiptar kishte kontakte me persona me influencë në furnizimin e kokainës dhe të heroinës, kryesisht nga Siria dhe nga të gjithë vendet e Ballkanit. Rebeshi ka qenë më parë i dënuar nga drejtësia italiane dhe pas lirimit nga qelia, ai ka nisur aktivitetin pa ndërprerje në trafikun e narkotikëve.

I arrestuari rezulton pronar i një klubi nate si dhe një pike të grumbullimit të makinave në Viterbo, në një krahinë të Romës.

Sasinë e heroinës dhe të kokainës ai e merrte pasi vinte në Sardenjë nga Ballanni dhe Siria, ndërsa më pas e shpërndante tek klientët e tij në të gjithë Italinë.

(n.m/BalkanWeb)

Loading...