Mbyllen shkollat ne Greqi, nga moti i ftohtë

Shkollat në pjesë të ndryshme të vendit në Greqi u mbyllën sot për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Në Greqinë Veriore, shumica e shkollave do të mbeten të mbyllura për të shmangur aksidentet e mundshme.

Po kështu edhe shkollat në Greqinë Perëndimore, në Kretë dhe në rajonet që lagen nga Egjeu.

Në Atikë, shkollat në 46 komuna nga 66 gjithsej do të mbyllen, ndërkohë që policia ka marrë masa për të bllokuar qarkullimin për automjetet për të parandaluar aksidente të mundshme./ ATSH

Loading...