Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Mbyllet protesta para Ministrisë së Arsimit.Studentët për t’u marrë shembull, pastrojnë rrugën pas protestës

Është mbyllur protesta para Ministrisë së Arsimit.

Kjo pas vendimit të ministrisë për të anuluar VKM-në mbi tarifën për provimet e mbartura.

Studentët pritet të vazhdojnë sërish protestën nesër në orën 10, teksa është plotësuar vetëm njëra nga 4 kërkesat e tyre.

Por me mbylljen e protestës, studentët kanë bërë një veprim për t’u marrë shembull.

Ata kanë pastruar rrugën nga sendet e hedhura gjatë protestës.

Gjatë një interviste për News 24, një protestuese lidhur me këtë tha:

Ne jemi shembullorë, ata mund të thonë se jemi katranjozë. Nuk ka mundësi 5 mijë studentë të jenë katranjozë. Protestën e bëjmë paqësisht.”

Loading...