Mbyllet vettingu për 2019, janë kontrolluar 220 gjyqtarë dhe prokurorë

Është mbyllur vettingu për vitin 2019.

Ky vit ka qenë i mbushur plotë me verifikime të prokurorëve dhe gjyqtarëve që prej vitesh janë në sistemin e Drejtësisë.

Për këtë vit Vettingu ka shkarkuar nga detyra 83 prokurorë e gjyqtarë, ndërsa në detyrë janë riemëruar plotë 94 prokurorë e gjyqtarë.

Vettingu ka pezulluar nga detyra një subjekt rivlerësimi, ndërsa gjatë këtij viti është ndërprerë vettingu për 26 subjekte.

Vettingu për 2019-tën ka kontrolluar 220 prokurorë e gjyqtarë. Ndërkohë vettingu pritet të fillojë sërish vitin e ardhshëm.

Loading...